Telegrafi

Era Istrefi pozon provokuese para pasqyrës duke vënë në pah gjoksin atraktiv

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur Era Istrefi vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në Instagram.

Ajo publikon shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, këngëtarja 24-vjeçare publikoi një ‘selfie’ mjaft atraktiv, teksa shfaqej para pasqyrës.

Lexo po ashtu E veshur shkurt, Era Istrefi rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive në Zvicër

Ajo ka pozuar vetëm në të brendshme në pjesën e sipërme, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Era shquhet për linjat e saj trupore, të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozojë në thuajse asnjë prej paraqitjeve të saj.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këtë vit, ajo ka qenë shumë aktive edhe në muzikë, duke kujtuar suksesin më të madh të saj – pjesëmarrjen në këndimin e himnit të Kampionatit Botëror 2018.

Ajo është duke punuar sërish në projekte të reja në arenën ndërkombëtare, këngë të cilat pritet t’i publikojë për fansat në muajt në vazhdim. /Telegrafi/

Era Istrefi në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)