Këngëtarja e njohur Era Istrefi vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në Instagram.
Ajo publikon shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, këngëtarja 24-vjeçare publikoi një ‘selfie’ mjaft atraktiv, teksa shfaqej para pasqyrës.
Ajo ka pozuar vetëm në të brendshme në pjesën e sipërme, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.
Era shquhet për linjat e saj trupore, të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozojë në thuajse asnjë prej paraqitjeve të saj.
Këtë vit, ajo ka qenë shumë aktive edhe në muzikë, duke kujtuar suksesin më të madh të saj – pjesëmarrjen në këndimin e himnit të Kampionatit Botëror 2018.
Ajo është duke punuar sërish në projekte të reja në arenën ndërkombëtare, këngë të cilat pritet t’i publikojë për fansat në muajt në vazhdim. /Telegrafi/