Telegrafi

Era Istrefi përmallohet për motrën tjetër të familjes Nitën, e kujton përmes pozave atraktive

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtaret e njohura të skenës Nora dhe Era Istrefi kanë pasur gjithmonë vëmendjen e mediave.

Më në hije ka qëndruar gjithmonë motra e tyre e dytë, Nita, e cila nuk ka preferuar jetë pjesë e showbizit dhe paraqitjet me motrat e tyre i ka pasur të rralla.

Ajo jeton prej vitesh në Londër larg familjes, teksa nuk është prezentë as në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë së fundmi Era, ajo e cila ka treguar përmallimin për motrën e saj të dytë, me të cilën nuk është takuar prej muajsh.

Era ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi ku shihet mjaft atraktive, teksa pozon pranë Nitës.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Dy motrat duken tejet tërheqëse, ndërsa marrin komplimente të shumta nga ndjekësit.

“Sa e mrekullueshme është motra ime Nita? Më mungon ajo dhe të qenit me të në Londër shumë”, ka shkruar Era në InstaStory.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Ajo dhe Nora përndryshe kanë qëndruar gjatë periudhës së izolimit në Prishtinë. /Telegrafi/