Nuk është më e çuditshme që Era Istrefi po ngjitet në shkallët e karrierës në tregun ndërkombëtar.
Ditën e djeshme, siç e ka paralajmëruar, Era është shfaqur në paradën e komunitetit LGTB në New York ku ka qenë një nga këngëtaret që ka performuar.
Nga ajo skenë Era përveçse ka performuar dy hitet e saj “BonBon” dhe “Redrum” ka dhënë edhe dy lajme shumë të mira.
Lajmi i parë është se një version shumë i bukur i “Redrum” është gati për t’u publikuar, ndërkohë “BonBon” ka arritur plot 400 milion klikime në Youtube.
Kështu, Era nuk e ka ndërmend të ndalet me sukseset e saj…