Këngëtarja shqiptare e famshme tani edhe në botë, Era Istrefi, aktualisht gjendet në Athinë të Greqisë.
Ajo siç shihet ka udhëtuar drejt këtij shteti bashkë me motrën e saj, Norën, për të punuar sërish në studion e Clydee – producentit shqiptar njëherësh edhe këngëtar.
Ka qenë Era ajo e cila ka postuar fotografi në studion e tij, duke zbuluar lokacionin dhe duke lënë të kuptohet se diçka e re po vjen së shpejti.
Një postim rreth kësaj e ka bërë edhe Claydee, ndërsa në fotografinë me artisten Istrefi thotë se po vjen një tjetër këngë, që do të shndërrohet në hit.
Gjatë kësaj kohe, biondja po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Yellow Claw dhe burrin e Cardi B, Offset, me këngën “Let’s get married”.
Projekti, i cili është lansuar muajin e kaluar, për këto javë ka mbledhur mbi 700 mijë klikime.
Theksojmë që këngëtarja Istrefi, e nisi karrierën e saj në vitin 2013, derisa deri në vitin 2016 prodhoi muzikë për tregun vendor, e që më pas arriti që të depërtojë në tregun ndërkombëtar duke shënuar suksese të shumta. /Telegrafi/