Ndonëse ka arritur majat e suksesit, prapëseprapë Era Istrefi vazhdon të mbetet e dashur dhe jo mendjemadhe.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar projektin e saj më të ri “Redrum”, i cili është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime.
Por, mesa duket Era është një përcjellëse e rregullt edhe e prodhimeve muzikore të estradës, njëherit kolegëve të saj, dhe pëlqen disa prej tyre.
Kënga “Pse” e Argjentina Ramosajt duket të ketë qenë kënga e fundit, e cila i ka pëlqyer shumë këngëtares Istrefi, dhe ka vendosur që ta komplimentojë kolegen, duke i shkruar një koment në Instagram.
“Tepër bukur”, kanë qenë fjalët e Erës dedikuar Argjentinës për projektin e ri, shumë të pëlqyer. /Telegrafi/