Telegrafi

Era Istrefi paralajmëron projektin e ri “Origami”, zbulon një pjesë të shkurtër nga kënga e re

Këngëtarja Era Istrefi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

“No I love yous” mbetet kënga e saj e fundit, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, në shtator të vitit të kaluar.

Megjithatë, pritjes së gjatë po i vjen fundi, ngase këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell këngën e saj më të re.

Istrefi madje ka zbuluar edhe titullin e këngës së re, që do të jetë “Origami”.

Era ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka zbuluar një pjesë të shkurtër të këngës së re.

“Kush është gati për këngën time të re “Origrami”?”, ka shkruar Istrefi në Instagram.

E njëjta, ka shënuar suksesin më të madh në karrierë me këngën “Bonbon”, pastaj me këngët e tjera “Redrum” dhe “No I love yous”, të cilat gjithashtu u pëlqyen në masë të madhe, dhe i hapën rrugë drejt suksesit ndërkombëtar. /Telegrafi/