Telegrafi

Era Istrefi paralajmëron klipin e ri të saj, duket e mrekullueshme

Era Istrefi ka paralajmëruar videoklipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për një projekt me yllin xhamaikan, Konshens, i cili është mjaft i pëlqyer në gjithë botën.

“Nesër”, ka shkruar Era teksa shihet në brigje duke u shfaqur mahnitëse.

Për Erën ky është projekti i tretë brenda pak kohësh, pas lansimit të këngës së Botërorit, këngës “Prisoner” dhe tash projekti më i ri i saj.

Era është pjesë e Ultra Music që po shtyn përpara fuqishëm karrierën e këngëtares nga Prishtina.

Së fundmi Era pati edhe suksesin më të madh të saj, u paraqit në finalen e madhe të Kampionatit Botëror duke performuar në mënyrë të mrekullueshme. /Telegrafi/