Telegrafi

Era Istrefi paralajmëron këngën e re: Do të vijë më shpejt se ç’mund ta imagjinoni (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi këtë vit publikoi baladën e saj “Redrum” më 24 shkurt”, një këngë e cila u prit mirë nga publiku dhe vazhdoi suksesin e mega hitit “Bonbon”.

Është bërë e ditur që në muajin korrik këngëtarja do të sjellë këngën e saj të re, ndërsa këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vet ajo përmes një fotografie të publikuar në SnapChat.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e plotë ku Era Istrefi pozon për ‘Guess’ (Video)

Era është shfaqur në një ‘selfie’, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan: “Por gjithashtu edhe muzikë të re. Mezi pres që ju ta dëgjoni atë. Është duke ardhur më shpejt se ç’mund ta imagjinoni. Ju nuk do të jeni gati”.

Se cila do të jetë e veçanta e projektit të saj të re, kjo mbetet të shihet pasi këngëtarja Istrefi ta ketë finalizuar në tërësi këngën. /Telegrafi/

Era Istrefi paralajmëron këngën e re. Foto nga SnapChat