Ka prej dy vitesh që i mungon skenës me prurje të reja muzikore.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, u bë një emër ndërkombëtar me suksesin e këngë “Bonbon”, e cila në vitin 2016 i hapi rrugë drejt një kontrate me gjigantët e muzikës Sony dhe Ultra Music.
Megjithatë, këngëtarja nga Kosova duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e Ultra Music.
Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të Ultra Publishing International, Sony Okon.
Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Twitter, i cili kishte shkruar: “Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.
Por pavarësisht kësaj, Telegrafi ka kontaktuar me manxherin aktual të këngëtares Istrefi, i cili ka thënë se është e pavërtetë ajo që Sonya ka shkruar në Twitter, pasi Era vazhdon të jetë pjesë e Ultra Music.
“Duhet të jetë 100 për qind një keqkuptim. Era vazhdon të ketë kontratë valide me kompaninë Ultra Music”, ka thënë për Telegrafin menaxheri i saj.
Era Istrefi përndryshe pati një tjetër debutim të madh edhe pas këngës “Bonbon”.
Ajo në verën e vitit 2018 performoi në finalen e Kampionatit Botëror këngën përcjellëse të atij kampionati, “Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.
Pas kësaj performance spektakolare, Era vazhdoi edhe me publikimin e këngëve të tjera të suksesshme si dhe disa bashkëpunimeve ndërkombëtare, por që prej dy vitesh, ka stagnuar në këtë drejtim. /Telegrafi/