Telegrafi

Era Istrefi një kaubojse atraktive dhe provokuese në imazhet e fundit

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, e ka nisur suksesshëm vitin 2019 me disa projekte muzikore.

Muaj më parë, ajo solli një bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, këngën “Selfish”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndërkohë, e njëjta ka paralajmëruar se më 19 prill do të sjellë duetin më të ri me motrën e saj, Norën, një këngë e cila titullohet “Nuk e di”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Era vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Era ka publikuar për ndjekësit një fotografi mjaft atraktive dhe provokuese.

Ajo ka pozuar si një kaubojse me kapele në kokë, ndërsa te pjesa e dekoltesë, ka vënë në pah gjoksin e saj, duke ngacmuar kështu imagjinatën e fansave.

Në anën tjetër, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar. /Telegrafi/