Këngëtarja Era Istrefi ka qenë kryefjala e mediave online gjatë këtyre ditëve.
Projekti i saj “Redrum” bëri bujë të madhe duke fituar menjëherë simpatinë e publikut.
Suksesi i këtij projekti është pasqyruar edhe me klikimet në YouTube, të cilat nuk kanë qenë hiç më pak se pesë milionë për pesë ditë, çka do të thotë nga një milion klikime për çdo ditë pas lansimit.
Istrefi është ndjerë shumë e lumtur me këtë fakt, ndaj dhe ka vendosur të ndajë me fansat një fotografi në Instagram, në të cilën shfaq klipin e saj në YouTube, bashkë me shifrat e klikimeve.
“Nga një milion për çdo ditë, shumë e këndshme”, shkruan Era në mbishkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/