Site icon Telegrafi

Era Istrefi nga Londra thotë se ka nisur një jetë të re (Foto)

Era e destinuar për sukses në tregun amerikan me duetin me French Montanën.

Këngëtarja atraktive shqiptare, Era Istrefi, po provon të nisë një etapë të re në jetën e saj.

Bukuroshja nga Prishtina po qëndron aktualisht në Londër ku po mundohet të konsolidojë përpjekjet muzikore të saj.

Aktualisht është pa menaxher dhe pa të dashur, që prej shkëputjes së relacionit me Faton Shoshin, njeriun që ishte përkujdesur për gjithçka në jetën dhe karrierën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga estrada shqiptare

Por, Era në të zezë nga Londra ka qetësuar fansat e shumtë të saj në mbarë botën, duke paralajmëruar risi në karrierën e saj.

“Vetëm një ditë e lumtur në Londër. Jetë e re, mundësi të reja, muzikë e re”, u shpreh Era në postimin e saj në Instagram.

Era Istrefi projektin e saj të fundit me French Montanën arriti sukses të konsiderueshëm.

Faton Shoshi kohë më parë zbuloi se Era kishte gati projektin e ri me Sian, një projekt që si duket s’do të lansohet kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version