Telegrafi

Era Istrefi në studio për projektin e ri muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Kështu të paktën ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ajo shfaqet atraktive në veshje sportive ngjyrë të kuqe, ndonëse ndodhet jashtë trojeve shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja këtë vit ka qenë tejet e angazhuar me projekte muzikore, pas rikthimit në tregun tonë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Krijuesja e hitit “Bon Bon” solli disa prurje e bashkëpunime, të cilat mblodhën miliona klikime në YouTube.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, 28-vjeçarja gjatë verës ishte shumë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të sjellë kësaj radhe për fansat e publikun. /Telegrafi/