Site icon Telegrafi

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në një studio muzikore

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Era Istrefi është ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të thyej kufijt shqiptar, duke u bërë kështu pjesë e skenës ndërkombëtare.

Ajo së fundmi nuk ka qenë shumë aktive në prurjet e reja muzikore, por postimet nga përditshmëria nuk kanë munguar.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke punuar në një studio muzikore.

E veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra, ajo ka vënë në pah edhe linjat e formësuara trupore.

Lexo po ashtu Buta dhe Era Istrefi publikojnë fotografi nga një studio muzikore, fansat aludojnë për një bashkëpunim ndërmjet tyre

Ndërsa në një postim tjetër ajo ka theksuar se ndihet e lodhur, por që ia vlen në atë se çfarë është duke punuar.

(Foto: Instastory)

Sidoqoftë, në rrjete sociale është duke u aluduar se këngëtarja do të sjell një duet së bashku me reperin Buta.

Deri sa po bëhet gati për projektin e ri, “No Maybes” mbetet projekti i fundit nga ajo, që u realizua me videotekst. /Telegrafi/

Exit mobile version