Era Istrefi vazhdon të punojë intensivisht në projektet e reja.
Superylli shqiptar është në prag të lansimit të premierës me French Montanan.
Dhe, përkundër këtij hiti të madh që po vjen nga Era, ajo po punon në Los Angeles me producentin e njohur, Jesse Saint John.
Saint John ka realizuar hitet e mëdha të Britney Spears, Sias dhe Diplos.
Telegrafi sipas burimeve të afërta me këngëtaren e njohur merr vesh se është duke u përgatitur një tjetër duet në këtë studio me një nga zërat më të vlerësuar të muzikës botërore.
Era Istrefi pritet të publikojë projektin e ri në fund të gushtit. /Telegrafi/