Telegrafi

Era Istrefi në Amsterdam, realizon tatuazh të ri

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është vazhdimisht në udhëtime jashtë vendit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka vendosur që të vizitojë Holandën.

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në InstaStory, Era ka treguar se po kalon kohë të mirë në kryeqytetin e vendit, në Amsterdam.

Era Istrefi (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Madje, vizitën e saj atje, ajo e ka shfrytëzuar edhe për të bërë një tatuazh të ri në krahun e saj.

Lexo po ashtu Publikohet pak nga kënga e re e Era Istrefit, një pjesë e tekstit është në shqip

Në imazhet e publikuara, Era shihet e entuziazmuar teksa realizon tatuazhin, por pa zbuluar se çfarë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Përndryshe, shumë shpejt, ajo pritet të publikojë këngën e saj më të re ” Where’s your love boy”.

Kënga e saj e fundit aktualisht vazhdon të mbetet “OH God”, në bashkëpunim me reperin Konshens, këngë e cila u prit mirë nga një masë e madhe e publikut. /Telegrafi/