Telegrafi

Era Istrefi ndan me ndjekësit video nga xhakuzi

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Era së fundmi u ka treguar fansave se është duke përjetuar disa çaste relaksi, teksa ka ndarë me ta disa imazhe nga xhakuzi.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Duket se Istrefi e ka nisur 2021-n në qetësi, duke iu kushtuar tërësisht vetes së saj.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse është në realizim e sipër të ndonjë kënge të re, duke lënë kështu në kureshtje fansat e saj.

Era përndryshe shquhet për stilin e saj unik në të kënduar, teksa ka shijuar suksese të shumta përgjatë viteve. /Telegrafi/