Telegrafi

Era Istrefi merr vendim, ndryshon tërësisht pamjen e flokëve të saj (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi muajin e ardhshëm pritet të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

E gjersa ndodhet në finalizimin e tij, Era po i mirëpret edhe ndryshimet e reja në pamjen e saj.

Kësaj radhe, këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik.

Lexo po ashtu Kënga e Erës dëgjohet në filmin e ri të Scarlett Johansson (Video)

Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Era ka treguar se nuk është më bionde.

Ajo ka vendosur t’i lyejë flokët në të zeza, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Është zyrtare, jam zeshkane tani”.

Dhe fansat, duket se e kanë pritur mirë këtë ndryshim të befasishëm të saj. /Telegrafi/

Era ndryshon pamjen, bëhet me flokë të zeza. Foto nga Instagram