Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, e cila përveç projekteve, merr vëmendje të madhe edhe me paraqitjet në rrjete sociale.
Bukuroshja së fundmi ka sjell disa fotografi të reja në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi një milion njerëz.
Biondja shfaqet e veshur tërësisht në të zeza, me një palë gete e triko të shkurtër.
Dukjen e kompletoi me një palë syze dielli po ashtu të zeza si dhe me disa aksesorë.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat.
“Ta du” vlen të ceket se është kënga e fundit e lansuar nga Istrefi që ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/