Telegrafi

Era Istrefi mahnit me ndryshimin e ri, duket si Mia Wallace në imazhet e fundit me baluke

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është e pëlqyer nga mijëra fansa për stilin e saj unik, teksa në çdo paraqitje të saj duket gati ndryshe dhe e veçantë.

Së fundmi, bukuroshja Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse me dukjen e re.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ajo i ka prerë flokët e saj bionde në të shkurtra në stilin “bob”, ndërsa ka lëshuar edhe baluket.

Era me këtë dukje e ka krahasuar pamjen e saj me atë të personazhit Mia Wallace në “Pulp Fiction”.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Istrefi ka kohë që nuk ka prezantuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, kjo pasi pandemia globale ka stagnuar punën e saj. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram
Foto: Era Istrefi/Instagram