Telegrafi

Era Istrefi lanson këngën e re me videoklip “Ta du”

Artistja e famshme shqiptare Era Istrefi ka publikuar një projekt të ri.

Ashtu siç kishta paralajmëruar, kënga me titullin “Ta du” është lansuar sot (e enjte), e cila erdhi e bashkangjitur edhe me videoklip.

Producent i këngës është Panda Music, ndërsa teksti u shkrua nga Tonic&Denk dhe vetë Era, të tre u përkujdesën edhe për melodinë bashkë me Claydee.

Ndërkohë, miksimi u bë nga Tonic dhe Johan B., ky i fundi bëri edhe maserizimin e projektit.

Lexo po ashtu Të enjten publikohet projekti i ri i Era Istrefit

Klipi i projektit ku Era shfaqet me stil dhe tejet atraktive, iu besua produksionit Entermedia.

Këngën të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të kënëgtare në YouTube. /Telegrafi/