Telegrafi

Era Istrefi kujton babanë e saj të ndjerë në 15 vjetorin e vdekjes

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Nuk e di”, të cilën e solli muaj më parë në bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Ndërkohë ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Dita e së enjtes ka qenë jo një datë jo e paharruar për Erën, kjo pasi pikërisht në një ditë të tillë, bëhen 15 vite nga koha kur babai i saj i ndjerë, gazetari Nezir Istrefi u nda nga jeta.

Era ka vendosur ta kujtojë të atin e saj përmes një footgrafie të tij, të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

“Përvjetori i 15-të sot. Të dua përgjithmonë. Nezir Istrefi”, ka shkruar era në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Era përndryshe është vajza e tretë i çiftit Nezir dhe Suzana Istrefi, teksa ka edhen një vëlla më të vogël, Bledin.

Nora dhe Era janë ato që ndoqën rrugën e muzikës, teksa Bledi dhe Nita u profilizuan në fusha të tjera. /Telegrafi/