Këngëtarja Era Istrefi për momentin ndodhet në Los Angeles, ku është mjaft e angazhuar me realizimin e projekteve të reja.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron edhe me mijëra ndjekës.
Era shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj në Instagram, gjersa së fundmi ajo ka ndarë me fansat një video, përmes së cilës ka treguar se është një teze vërtet krenare.
Bëhet fjalë për një video, ku e vogla Renee (mbesa e Erës), shfaqet duke kënduar “Happy Birthday” bashkë me babanë e saj Robertin, i cili e shoqëron në piano.
“Jam tezja më krenare sot. Ajo është vetëm 2 vjeç dhe ‘godet’ bukur muzikën në çelësin e saj”, shkruan Era përbri videos.
Ndonëse është shumë e vogël në moshë, Renee duket se ka marrë simpatinë për muzikën, që e ka trashëgim edhe nga prindërit e saj këngëtarë. /Telegrafi/