Telegrafi

Era Istrefi ka edhe një tjetër talent të fshehur (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi këtë vit ka qenë pa dyshim njëra ndër këngëtaret më të përfolura të vitit.

“Redrum” ishte projekti që Istrefi solli në muajin shkurt të këtij viti, një këngë e cila shënoi gjithashtu një sukses të kënaqshëm.

Është përfolur shpesh për kreativitetin dhe talentin e saj, mirëpo e gjithë ajo çfarë keni ditur deri më tani për Erën ka qenë muzika.

Në fakt, përveç muzikës këngëtarja duket se ka një tjetër talent që na e ka fshehur deri më sot.

Ajo di edhe të grimojë bukur, dhe këtë gjë e ka vërtetuar së fundmi përmes një makijazhi të kryer në fytyrën e saj, teksa ka shkruar në Instagram “Talentet e fshehura”. /Telegrafi/