Telegrafi

Era Istrefi gati për rikthim, vazhdon punën në studion muzikore

Hiti i saj i madh “Bon Bon” i dha famë ndërkombëtare, por Era Istrefi prej kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

E, me sa duket pritjes së adhurueseve të saj po i vjen fundi, kjo pasi këngëtarja e njohur duket se ka filluar punën për një projekt të ri.

Dyshimet për këtë erdhën pasi sot (e hënë), Era ka postuar një fotografi nga studioja e saj muzikore. Se çfarë ka përgatitur këngëtarja mbetet të shihet, pasi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Kujtojmë që vite më parë Era kishte sjellë edhe një këngë në bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi, projekt ky që u pëlqye dhe u prit mirë nga adhuruesit.

Lexo po ashtu Pas një kohe të gjatë, Era Istrefi me imazhe nga studio paralajmëron rikthimin me projekte të reja muzikore

Projekti “Nuk e di” nga Era dhe Nora numëron mbi 26 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram