Site icon Telegrafi

Era Istrefi filmon trupin nga afër, derisa shijon pushimet në Mykonos

Këngëtarja shqiptare e cila tashmë njihet edhe botërisht, Era Istrefi, është duke i shijuar pushimet në Mykonos bashkë me shoqëri. 

25-vjeçarja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme.

Së fundmi, në llogarinë e saj personale, Instagram, ajo ka publikuar një video atraktive, e cila shfaqet duke filmuar trupin joshës nga afër.

Biondja duket tejet në formë, ku në prapavijë shihet duke u argëtuar me këngën “City Girls” të YNW Melly.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Përndryshe, Era po punon në projekte të reja ndërkombëtare, të cilat pritet të prezanton së shpejti para fansave të saj.

Ndërkaq, kënga e fundit që e ka lansuar titullohet “Was dy Liebe nennst”, në bashkëpunim me reperin rus, Algie. /Telegrafi/

Exit mobile version