Vitin e kaluar u raportua se Era Istrefi do jetë imazh i Sinful Colors në një kontratë goxha të majme.
E frytet e kësaj marrëveshje po vazhdojnë jehonën edhe sivjet.
Siç është quajtur në reklamë, senzacioni i muzikës pop, do jetë prezente në Amerikë përmes linjës së ngjyrave të llaqeve për thonjë në serinë ‘Pride’.
Kjo linjë përmban varg të nuancave përshtatur me preferencat e Erës dhe trendet më të fundit.
Linja mund të blihet edhe online përmes platformës Amazon. /Prive/