Telegrafi

Era Istrefi e pranishme në stadiumin e Napolit, ku aktivizohet Amir Rrahmani

(Foto: Instagram/eraistrefi)

Këngëtarja  Era Istrefi ka qenë e pranishme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ për ta përcjellë derbin ndërmjet Napolit dhe Interit.

Bukuroshja ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga tribunat në ndeshjen, ku nga minuta e parë u aktivizua mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Lexo po ashtu Era Istrefi me paraqitje provokuese për fansat e saj në koncertin në Londër

Tutje, autorja e hitit “Bebe” ka publikuar në InstaStory video edhe nga pushimet e saja në ishullin Capri që ndodhet në Gjirin e Napolit dhe nuk kanë munguar pozat me bikini.

(Foto: Screenshot/InstaStory/eraistrefi)

Kujtojmë që Rrahmani ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Partenopei në fitimin e Scudettos, ndërsa lojtari dhe Era ndiqen në Instagram.

Lexo po ashtu Era Istrefi duket atraktive në fotografitë e reja me bikini të kuqe

Ndryshe, ndeshjen e ndërmjet Napolit dhe Interit e fitoi skuadra nikoqire me rezultat 3-1. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/eraistrefi)