Telegrafi

Era Istrefi e pandalshme, pas sukseseve të shumta vendore dhe ndërkombëtare vjen me projekte madhore në shtator

Foto: Era istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, vazhdon të jetë ndër emrat më eminentë të tregut vendor të muzikës.

“Ta du” ishte kënga që ajo solli për fansat këtë verë dhe e bëri atë shumë të kërkuar në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Krahas suksesit vendor, Era dikur gëzonte edhe karrierë ndërkombëtare, falë suksesit megaloman të hitit saj “Bonbon”.

Suksesi i saj kulmor në karrierë mbetet interpretimi i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror 2018 dhe performanca në “Luzhniki Stadium” në Rusi, në finalen e atij viti.

Lexo po ashtu Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e ri, Amir Rrahmanin

Më pas, këngëtarja e lindur në Kosovë, vazhdoi me publikimin e disa bashkëpunimeve ndërkombëtare, ku ndër to ia vlen të përmenden këngët: “Redrum” me Felix Snow, “No I Love Yous” me French Montanan, “No Maybes” me Ilkay Sencan dhe Aras, e shumë të tjera.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2018 në Rusi (Foto: Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images)

Ndonëse pas këtyre sukseseve, Era zgjodhi t’i rikthehet estradës në Kosovë, ajo vazhdoi të mbetet e pëlqyer falë këngëve të reja dhe bashkëpunimeve edhe me emrat vendorë.

Mësohet se Era Istrefi ka punuar intensivisht për një periudhë të gjatë kohore në një sërë projektesh, publikimi i të cilave do të nisë nga shtatori i këtij viti.

Foto: Era istrefi/Instagram

Ajo pritet ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm falë synimeve që i ka vendosur vetes në punën e bërë për këto këngë, që do të marrin së shpejti dritën e gjelbër.

Era përndryshe krahas angazhimit në muzikë, ka pasur një fitimprurje edhe në biznes, duke u bërë imazhi promovues i pijes vendore “Golden Eagle”. /Telegrafi/

Foto: Era istrefi/Instagram