Telegrafi

Era Istrefi, ‘e freskët’ edhe kur është me grip (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi aktualisht është e angazhuar me realizmin e projekteve të reja për tregun ndërkombëtar.

Ajo është herë pas here aktive në rrjetet sociale, në të cilat publikon imazhe nga aktivitet e saj ose jeta e përditshme.

Në fotografinë e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, Istrefi ka treguar se nuk ka qenë edhe aq mirë kohëve të fundit me shëndet.

Ajo është kapluar nga një grip sezonal, ndërsa habit me faktin se ndjehet e freskët edhe pse është në këtë gjendje.

“Ma fresh se ti edhe kur jom me grip”(sic.), shkruan Era në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar ndoshta me shaka që edhe pse me grip ndjehet shumë mirë, ose duke ‘thumbuar’ dikë në veçanti?! /Telegrafi/