Site icon Telegrafi

Era Istrefi duket tejet tërheqëse në imazhet e fundit, teksa vë sërish në dukje stilin e ri të flokëve

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo numëron plot 1.5 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, ku ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Istrefi mori vëmendjen e fansave për ndryshimin e radhës, ku u shfaq me një pamje krejt të re prej kaçurreleje.

Në disa fotografi të ndara së fundmi me ndjekësit e saj, Era është shfqur edhe më tërheqëse me modelin eri të flokëve kaçurrela, të kapura lart.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Era është shfaqur si bionde në fillimet e karrierës së saj, ndërsa duket se ka vendosur të rikthehet sërish në këtë ngjyrë, e cila i rri mjaft bukur.

Këngëtarja ka kohë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, e që shkas për këtë duket të jetë edhe vonesa e shkaktuar nga pezullimi që solli pandemia globale COVID.19. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram
Exit mobile version