Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë për të kaluar pak kohë të mirë jo-produktive, në ditët e nxehta të verës.
Këngëtarja e hitit “Bonbon”, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video nga momentet e këndshme që po shijon atje.
Fillimisht ajo mori vëmendjen me disa poza ku shfaqej mjaft provokuese me një palë bikini ngjyrë ari, ndërsa vinte në pah linjat atraktive të trupit.
Ndërkohë më pas, Istrefi publikoi për fansat edhe një video, ku shfaqej ndërsa kërcente dhe bënte “twerk” në brigjet e plazhit.
“Vendi im i lumtur”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan nga ndjekësit e saj.
Era përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa fansat ende vazhdojnë të mbesin në pritje për këngën e saj të radhës. /Telegrafi/