Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të saj muzikore.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë mjaft e ndjekur dhe aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Teksa shpesh publikon fotografi dhe video nga prezantimet e saj muzikore, së fundmi këngëtarja vendosi që për ndjekësit e saj të ndajë me ta disa fotograf mjaft provokuese.
Fillimisht, Era publikoi një sërë fotografish me bikini nga plazhi, pa e bërë të ditur destinacionin ku po i kalon pushimet.
Ndërkohë në mbishkrimi ne tyre ajo thjesht shkroi: “Aty ku nuk je ti”.
Më pas, në ditën e Shën Valentin, Istrefi vendosi që të ngacmojë imagjinatën e ndjekësve të saj, duke publikuar të tjera imazhe atraktive në bikini.
Ajo pozoi me bikini të kuqe me shkëlqim, ndërsa kishte veshur pandofla dhe një kapele të madhe me pupla rozë – të cilat janë karakteristike edhe nga klipi i saj shumë i shikuar, “Bonbon”.
Këto fotografi kanë marrë një numër të madh komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/