Telegrafi

Era Istrefi dhe Buta publikojnë “5AM”

Foto: Era Istrefi/YouTube

Këngëtarja Era Istrefi dhe reperi Buta kanë publikuar bashkëpunimin e paralajmëruar.

Kënga vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të Erës këtë vit, ndërsa shënon rikthimin e Butës pas një pauze të gjatë që pas rastit tragjik të vëllait të tij.

“5AM” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit pop dhe hip-hop.

Foto: Era Istrefi/YouTube

Muzika është realizuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa ‘beat’-in e kanë realizuar Llouis dhe Dextah.

Ndërkohë, vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Era dhe Buta, të cilët kanë shkruar pjesët e tyre përkatëse.

“5AM” është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar regjisorëve Terry Paul dhe Valon Aziri. /Telegrafi/