Site icon Telegrafi

Era Istrefi argëtohet me këngën e Gjikos dhe Norës në Duplex

Era e destinuar për sukses në tregun amerikan me duetin me French Montanën.

Pas suksesit të saj të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, Rusia 2018, Era Istrefi po shijon maksimalisht pushimet.

Bukuroshja nga Prishtina aktualisht gjendet në kryeqytet ku pranë familjes po shijon pushimet.

Dhe, Nora Istrefi nuk e ka lënë Erën të qëndrojë vetëm në shtëpi, por kanë shijuar së bashku jetën e natës.

Ato janë shfaqur në Duplex, në një prej klubeve prestigjioze të kryeqytetit, ku kanë shijuar jetën e natës.

Era në një moment shfaqet duke kënduar hitin e madh të Gjikos e Norës, “Gabime”.

I gjithë momenti u regjistrua nga Nora Istrefi e cila ka publikuar videon në InstaStory.

Era Istrefi është mjaft e lidhur me familjen dhe pavarësisht suksesit ndërkombëtar, ajo gjithnjë kalon kohë të konsiderueshme në Prishtinë, aty ku u rrit edhe ku doli si artiste. /Telegrafi/

Exit mobile version