Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar sot(e premte) projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Redrum”.
Një baladë e kombinuar me R&B ishte kënga e duhur për ta rikthyer Erën në muzikë pas superhitit të madh “Bonbon”, me të cilin arriti majat vitin e kaluar.
E mesa duket një interesim shumë të madh tek publiku ka krijuar edhe kënga e re, e cila ende pa kaluar 24 orë ka marrë mbi 800 mijë klikime në YouTube, duke iu afruar milionshit, transmeton Telegrafi.
Kompania menaxhuese e këngëtares, “Ultra Music” kanë hedhur në kanalin e tyre zyrtar në YouTube klipin e këngëtares, teksa kanë thënë se janë ndarë të kënaqur me projektin.
Megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për kopjim, pasi për këtë projekt Era Istrefi u akuzua se kopjoi Madonnen në stilin e të kënduarit, dhe Rihannen në paraqitjen e klipit. /Telegrafi/