Era Istrefi ka sjellë së fundmi disa projekte muzikore.
Por, këngëtarja shqiptare duket se ka filluar një aventurë të re dashurie.
Së paku kështu në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe të Era Istrefit me këngëtarin britanik, Julian Perretta.
Era dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale, por jo edhe shoqërore, ku në secilën ndejë e foto ata janë bashkë.
Edhe Juliani edhe Era janë single dhe tash po shihen në vazhdimësi bashkë.
Vet artistët nuk kanë konfirmuar ndonjë raport më të afërt mes tyre, pos raportit shoqëror.
Era Istrefi ka qëndruar kryesisht jashtë Kosovës ku ka punuar për projekte të reja të cilat i ka lansuar.
Ajo së fundmi lansoi një këngë me artistin Steve Aoki. /Telegrafi/