Site icon Telegrafi

“Epopeja e UÇK-së” – 820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari” ka realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Kështu është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Sipas statusit këtë portret e kanë realizuar 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raci.

“820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”,  820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, shkruhet në profilin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook. /Telegrafi/

Marshojmë pas teje Komandant,

Të pandalshëm,

Të pathyeshëm,

Triumfues

Përjetësisht,

Dje, sot, nesër,

Në shpirt- fryma juaj,

Në trup- forca juaj,

Në mendje- vizioni juaj.

Përjetësisht,

Adem Jashari,

Emblema dhe Flamuri ynë!

Exit mobile version