Dokumentari “Estetika me Krenarin” vjen me episodin e tretë këtë të diele.
Protagonist i kësaj jave për herë të parë është një mashkull.
Ai është Alban Kastrati, i njohur si një nga menaxherët e agjencisë së marketingut “Republika”.
Albani i specializuar për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, ka jetuar me shenjën e kuqe që nga lindja.
Sa janë të shprehura në popullatë shenjat e kuqe nga lindja të njohura si Port Wine Strain? A kanë shërim? Sa pengojnë në jetën e përditshme? Dhe a ka rreziqe nëse largohen?.
Tema në këtë episod të dokumentarit estetik do të jetë goditja me laser në shenjën e Albanit!
Episodi i tretë i “Estetika me Krenarin” është titulluar “Goditja në shenjë” dhe vjen për shikuesit të dielën në ora 15:00 në RTV Dukagjini, me përcjellje mediale nga portali Telegrafi.