Telegrafi

Episodi i ri i “O Sa Mirë” transmetohet të dielën

Episodi i ri i hit-serialit komik, “O Sa Mirë”, ishte caktuar të transmetohej ditën e hënë, mirëpo për shkak të Zgjedhjeve Lokale është shtyrë për një ditë tjetër.

Fansat e shumtë të kësaj komedie televizive nuk kanë mundur ta shohin episodin e ri, për shkak të skemës së ngarkuar programore të televizionit ku transmetohet.

Në një njoftim të stafit të “O Sa Mirë” bëhet e ditur se episodi i ri do të transmetohet ditën e diel nga ora 21:00.

“Për shkak të ‘Zgjedhjeve Lokale 2017’ në skemën programore të Klan Kosova emetimi i episodit 117-të është shtyrë për datën 29.10.2017, ditën e diel në ora 21:00”.

“Kërkojmë falje dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e stafit të “O Sa Mirë”.