Telegrafi

Episodi i 80-të i “Egjeli”: Sahit Plisi takohet me Likin

Stupcat çdo të diel sjellin humor dhe komedi pa fund me serialin “Egjeli”.

Dihet se janë specialistë për të disponuar audiencën, me personazhet e tyre, temat dhe situatat që i krijojnë.

E veçantë në këtë episod është që Sahit Plisi takohet me Likin, kjo gjë po ndodh për herë të parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Egjeli

Në anën tjetër, Axha Sheq pas një kohe shumë, shumë të gjatë e merr në darkë Teten Gjyli.

Teta Gjyli dihet që në biznes të vetin punon edhe punë ilegale, si falltore dhe për këtë arsye i shkon inspektorati, por se si e zgjidh çështjen – shikoni episodin e plotë.

Sezoni i dytë i serialit “Egjeli” është i GjirafaStudios dhe të gjitha serialet dhe skeçet e Stupcave i gjeni në platformën online GjirafaVideo.com.