Për shikuesit e shumtë të serialit televiziv, “O Sa Mirë”, është publikuar episodi i 155-të me radhë.
Si gjithmonë, protagonistët kujdesen që të sjellin skena të shumta humori.
Arbnori i gatshëm për biznese të reja ka marrë sërish biznesin e bufesë duke i ndërhyrë kështu Xhesikës.
Qabi ka nevojë për diplomë dhe i kërkon profesoreshës Jana që t’ia japë një, por ajo refuzon.
Në ndërkohë i merr në pyetje së bashku me Llukmanin dhe përgjigjet si përherë janë qesharake.
Dhe tallja shkon në një nivel tjetër, kur profesoresha i shtyn të bëjnë vals.
Këto dhe shumë skena të tjera humori mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme të serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kDPfC_fsOBw