Telegrafi

Episodi i 154 i “O Sa Mirë”: Skena të reja humori sjellin protagonistët tuaj të pëlqyer

O Sa Mirë (Foto: Screenshot/YouTube/O Sa Mire)

Është publikuar episodi i 154 me radhë i hit serisë televizive, “O Sa Mirë”.

Profesoresha Jana Hajdari vazhdon të bëjë pyetje që zakonisht studentët do të duhej t’i dinin, porse kjo nuk ndodh me studentët e saj.

Fragment nga seriali “O Sa Mirë” (Foto: Screenshot/YouTube/O Sa Mire)

Dhe si gjithmonë, ajo kujdeset që të tallet me mungesën e njohurisë së tyre. Shkrimtari Franz Kafka është emri për të cilin profesoresha bënë pyetje.

Lexo po ashtu Lajmet për O SA MIRË

Në ndërkohë Hetemi vazhdon me problemet e tij, por më pas kthehet në shërbimin policor.

Betimi i Hetemit (Foto: Screenshot/YouTube/O Sa Mire)

Derisa ‘Gjakovari’ hyn në paranojë nga frika se Hakiu mund ta tradhtojë, pas informacioneve që ia jep Bambi. Por, e gjen mënyrën për t’iu hakmarrë.

Xhesika e ka rinovuar bufenë, ndërsa Sasa, si gjithmonë, vazhdon me ngacmimet e saj.

Xhesika gjithmonë kujdeset që të duket bukur (Foto: Screenshot/YouTube/O Sa Mire)

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni episodin e 154 me radhë të “O Sa Mirë” që është lansuar në faqen zyrtare të serialit. /Telegrafi/