Telegrafi

Episodi i 150-të i “O Sa Mirë”: Momente të reja humori sjellin protagonistët e serialit

Për shikuesit e shumtë të komedisë televizive, “O Sa Mirë”, është publikuar episodi i 150-të me radhë.

Edhe episodi i ri ofron skena të reja plot humor për publikun që e përcjell serialin e popullarizuar.

 

Sasa vazhdon ta shantazhojë Hetemin, ndërsa ky i fundit bën një ankesë të drejtuesit e kolegjit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për O SA MIRË

Protagonistja interesante e serialit pohon që ka një djalë me të, teksa Hetemi e mohon kategorikisht.

Nuk mungon edhe përfshirja e karakterëve të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, gjë që edhe e karakterizon këtë serial.

Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” në YouTube, tashmë është publikuar episodi i ri i hit-serisë televizive.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni episodin 150-të të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/