Në faqen zyrtare në YouTube, është publikuar episodi i 149-të me radhë i hit serialit televiziv “O Sa Mirë”.
Episodi i ri nis me ardhjen e binjakëve nga Mali i Zi, të cilët duan të bëhen pjesë e kolegjit më të popullarizuar në vend.
Në ndërkohë, profesoresha Jana Hajdari vazhdon me talljen e saj kundrejt studentëve, derisa ata nuk e ndalin konfliktin me njëri-tjetrin.
Sasa, si gjithmonë, është e gatshme për të marrë fjalën dhe për t’ua ngritur nervat të tjerëve.
Ajo njëherësh vazhdon me planin e saj për t’ia shkatërruar jetën Hetemit.
Protagonistët tjerë vazhdojnë me tema të ndryshme që i mbajnë shikuesit para ekranit.
Pjesë e episodit të ri është edhe Visar Etemi, aktori më i ri që është bërë pjesë e serialit të shumëpëlqyer.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë”, i 149-ti me radhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VOm0IdTWoIQ