Site icon Telegrafi

Episodi i 148-të i “O Sa Mirë”: Skena të mbushura me humor dhe argëtim për shikuesit

Për shikuesit e shumtë të serialit televiziv, “O Sa Mirë”, është lansuar episodi i 148-të me radhë.

Profesoresha e rikthyer, Jana Hajdari, po vazhdon t’ua nxijë jetën profesorëve që i ka kthyer në studentë.

Në bashkëbisedim e sipër me protagonistët e serialit krijohen situata mjaft argëtuese dhe qesharake.

Lexo po ashtu Lajmet për O SA MIRË

Disa prej yjeve, si Sasa, Hetemi dhe të tjerët, bëhen pjesë e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Nuk mungojnë edhe skena tjera të mbushura me humor dhe argëtim që i sjellin studentët dhe profesorët e “O Sa Mirë”.

Sasa vazhdon simpatinë e saj kundrejt Hetemit dhe planet e saj për martesë.

Në kanalin zyrtar të serialit në YouTube është publikuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xwJcxR9_LSo

Exit mobile version