Hit seriali televiziv “O Sa Mirë” ka ardhur me episodin e 138-të me radhë.
Episodi nis me rikujtimin e viteve të nëntëdhjeta nga ‘Gjakovari’ dhe ‘Drenicaku’, të cilët planifikojnë të bëjnë edhe një organizim me këtë tematikë.
Ata e kujtojnë me nostalgji, sidomos ‘Gjakovari’, atë periudhë interesante nga e kaluara.
Në ndërkohë, vazhdojnë problemet e zakonshme të profesorëve me studentët, por me skena të reja.
‘Gjakovari’ e ka një punë të vështirë në njoftimin dhe organizmin e ahengut rreth viteve të nëntëdhjeta.
Xhakarta kthehet për t’iu lëvduar shoqeve për udhëtimin e saj.
Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” tashmë është lansuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m6KlDvI_HA8