Një tjetër episod dhe të tjera skena humori të serialit të shumëpëlqyer, “O Sa Mirë”.
Protagonistët vazhdojnë me planet e tyre qëllimi i vetëm i të cilëve është përfitimi.
Vazhdon të jetë i luhatshëm dhe i ndryshueshëm raporti ndërmjet profesorëve dhe studentëve.
Derisa pas largimit të drejtoreshës Adelinë, nuk mungon edhe tallja me ‘mbretin’ Hetem, i cili vazhdon të pretendojë se është drejtor.
Bashkëbisedimi i profesor Llukmanit me studentët nuk duhet humbur, njësoj sikur biseda e tetovarit me profesorin e gjuhës.
Dhe Sasa, si gjithmonë, ofron spektakël në klasë. Mos i humbni edhe gabimet gjatë xhirimeve.
Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” është publikuar episodi i 137-të me radhë, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tG4AUQhCQ2Y