Site icon Telegrafi

Episodi i 134 i “O Sa Mirë”: Kthehet Adelina, profesorët kanë frikë të dalin para saj

Për publikun e gjerë është lansuar episodi i 134 me radhë i serialit komik televiziv, “O Sa Mirë”.

Në këtë episod është kthyer Adelina Ismaili, e cila vazhdon të jetë ndër protagonistet e pëlqyera të serialit. Derisa stafi që u përpoq t’ia merrte postin duhet të përballet me të.

Profesorët kërkojnë të kthejnë krenarinë e tyre dhe të angazhohen sërish si profesorë. Kjo është kërkesa e tyre ndaj drejtoreshës.

 

Vajzat shfrytëzojnë rastin të bisedojnë me drejtoreshën dhe t’i shprehin pakënaqësitë e tyre, sidomos Xhesika.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për O SA MIRË

Ndërsa Sasa vazhdon me mënyrën origjinale të ngacmimit dhe nevrikosjes së karaktereve tjera.  Xhesika vazhdon të jetë e preferuara e saj për t’u zënë.

 

Adelina zgjedh që ta bëjë drejtor Hetemin, ndërsa i nis menjëherë ta ushtrojë autoritetin.

Edhe protagonistët tjerë vazhdojnë me skenat dhe interpretimet e tyre interesante për të argëtuar publikun.

Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” tashmë është publikuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_guoVTcLo9E

Exit mobile version